Suedia fiton Eurovision 2023, kënga shqiptare renditet vetëm në vendin e 22-të. Ja rezultati i votimit
Suedia ka fituar Eurovision 2023 që u zhvillua këtë vit në Britaninë e Madhe. Loreen me këngën “Tattoo” arriti të marrë shumicën e votave nga juria profesioniste, ndërkohë që në finale mori mbi 200 vota nga publiku, të mjaftueshme për të kaluar këngën e Finlandës.
Albina dhe familja Kelmendi, me këngën “Duje” u renditën në vendin e 22-të duke grumbulluar në total 76 pikë, nga të cilat 17 nga juria profesioniste dhe 59 nga publiku.
Sa i përket jurive profesioniste, kënga shqiptare mori 1 pikë nga Moldavia, 8 nga Azerbaixhani, 5 nga Rumania dhe 3 nga Greqia.
Nga ana tjetër juria shqiptare i dha 12 pikë Suedisë, 10 pikë Armenisë dhe 8 Estonisë.
Këtë vit festivali i ‘Eurovision’ u mbajt në Liverpool të Anglisë në vend të Ukrainës që nuk e pati të mundur një organizim të tillë për shkak të luftës që po zhvillohet.
Totali 76 pikë
Pikët për Shqipërinë nga juria (17 pikë)
Moldavia 1
Azerbaixhani 8
Rumania 5
Greqia 3
Vota e publikut 59
Rezultati final i votimit
Si votoi juria e Shqiperise
Kenga fituese