“Do të luaj për Real Madrid, nuk do të na mungojë më ushqimi”, Endrick, talenti brazilian rrëfen dramën e femërisë së tij
Endrick, talenti brazilian, i cili në moshën 17 vjeçare i shënoi gol Anglisë brenda në Wembely, do të jetë shumë shpejt pjesë e Real Madrid, por jeta e tij nuk ka qenë kaq e bukur sa tani. Në një intervistë për “The Player Tribune”, Endrick ka treguar të gjithë peripecitë që ka kaluar në fëmijërinë e tij, por fillimisht zbuloi letrën që i kishte shkruar vëllait të vogël:
“Nuk e di kur do ta lexosh këtë letër, por në këto momente je 4 vjeç dhe jeta jonë ka ndryshuar shumë shpejt. Në muajt e ardhshëm do të shkoj në Spanjë, të luaj për Real Madrid, skuadrën që kam zgjedhur gjithnjë kur luaja PlayStation. Kur isha 10 vjeç, vijon më tej Endrick, e kuptova për herë të parë se gjërat nuk po shkon mirë, situata ishte shumë e vështirë. Atëherë pash babin tim duke qarë. Babai më tregon, se në atë kohë, i shkova dhe i thashë:
Mos u mërzit, do të bëhem futbollist dhe do t’iu nxjerr nga kjo situatë. Nëna ime la shtëpinë për të më ndjekur te Palmeiras. Aty, në dhomën time, kishte vetëm një krevat, ajo shtrohej në tokë. Atëherë nuk kishim një apartament luksoz si tani, madje nuk kishim as frigorifer, e as për të ngrënë”, rrëfeu ndër të tjera ylli brazilian.
()