Osimhen larg Napolit, kampionët e Italisë drejt rinovimit të kontrës me yllin tjetër të sulmit
Rinovimi i Khvicha Kvaratskhelia me Napolin duket një punë e kryer. Siç shkruhet te Repubblica, me lamtumirën e sigurt të Victor Osimhen, Presidenti De Laurentiis dëshiron ta shndërrojë gjeorgjianin në lojtarin më të paguar të skuadrës, me një pagë prej 6 milionë eurosh.
Optimizmi është i madh te kampionët e Italisë, pasi napoletanët kanë një avantazh, duke qenë se Kvara nuk do të mund të largohet deri më 30 qershor 2027. Çdo ofertë fillimisht shqyrtohet nga Aurelio De Laurentiis, me këtë të fundit që është i prirur t’i refuzojë të gjitha.
Kvaratskhelia është i lumtur me klubin e Serie A dhe ka një lidhje të fortë me tifozët. 23-vjeccari është pjesë e kësaj skuadre që në vitin 2022, periudhë në të cilën vinte nga Dinamo Batumi.
(J.S/)