Thu, Nov 28, 2024

GJKKO lë në burg kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro! Ndryshon masa për ish-drejtorin, kishte një fëmijë 5 muajsh

  • PublishedMarch 26, 2024

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion.

GJKKO vendosi të ndryshojë masën vetëm për Bilbil Aliajn, ish-drejtor i ASHK Drejtoria Vendore Vlorë, ku nga “arrest në shtëpi”, u vendos të lihet në masën “detyrim paraqitje”.

Sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat, ai përfitoi zbutje të masës pasi kishte një fëmijë 5 muajsh.

Bilbil Aliaj, ish-drejtor i ASHK Drejtoria Vendore Vlorë kur nisi hetimi, akuzohet nga SPAK si i dyshuar dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se Goro ra në prangat e policisë me urdhër të SPAK më 23 mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona.

Bashkë me Goron janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë lënë në “arrest shtëpie”.

Në arrest shtëpie janë lënë Vezir Gjikoka ish-jurist, Jerasimo Bashi ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë.

Jerasimo Bashi, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, Bashkia Himarë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Vezir Gjikoka, me detyrë Jurist pranë ASHK-së Drejtoria Vendore Vlorë (në kohën e ngjarjes), si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.


AlbaniaWeb.net