Sara i jep fund dilemave për trekëndëshin e përfolur ‘Sara-Bardhi-Meriton’
Sara Gjordeni ka qenë një ndër banoret më të komentuara të BBV3 edhe pas daljes së saj nga shtëpia.
Brenda shtëpisë ajo krijoi një marrëdhënie me Bardhin, me të cilin ka pasur shumë afrimitet gjatë qëndrimit në shtëpi dhe pas daljes po bashkëjetojnë.
Por pak ditë para se Sara të linte shtëpinë, u komentua shumë në rrjet afrimiteti i saj me Meritonin, i cili është edhe mik i Bardhit jashtë BBV.
Treshja kalon së bashku shumë kohë pranë njëri-tjetrit, madje në disa momentet Meritoni vinte kokën në prehrin e Sarës. Gjithashtu ka pasur raste edhe kur ata shtriheshin të tre në krevat dhe diskutonin për tema të ndyshme.
Sara nëpërmjet një Instastory ka vendosur ta sqarojë njëherë e mirë për publikun, raportin mes tyre.
Çfarë ushqyqen mediat për ne të tre – shkruan ajo në foton e parë
Më pas ish banorja ka postuar një video të tyren ku shihen duke kënduar dhe Meritoni është i anuar nga Bardhi.
Çfarë ndodhte në të vërtetë – shkruan Sara duke iu dhënë fund kështu të gjitha aludimeve të mundshme rreth tyre.