“Lani gojën ju trimat e tastierës”, gruaja e Açerbit shfryn pasi u mor vendimi për racizmin
Gjyqtari sportiv, Gerardo Mastrandrea, ka rrëzuar akuzën për racizëm ndaj Francesco Acerbit.
Pas këtij vendimi në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet nga tifozët e tij, të cilët i dalin në mbrojtje.
Një ndër komentet që mori më shumë vëmendje, ishte dhe ai i bashkëshortes së tij. Në rrjetet sociale Claudia Scarpari shkruan: Tani shpëlaje gojën!
Më pas shtoi në Instagram: Unë bëj dolli për ata që shajnë anëtarët e familjes. Për ata që kërcënojnë jetën e fëmijëve të mi. Për luanët e tastierës. Për ata që më kanë përmbytur me fyerje mua dhe fëmijët e mi për ditë të tëra. Gëzuar, keni nevojë.
AlbaniaWeb.net