Mon, Nov 25, 2024

Si të Kuptoni Nëse Vuani nga Mungesa e Magnezit – Shenjat që Jep Trupi

  • PublishedMarch 26, 2024

Magnezi është një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Ai praktikisht mbështet funksionin e çdo organi dhe sistemi në trup.

Magnezi përfshihet në plot 300 reagime biokimike në trup dhe ndër të tejra rregullon edhe tensionin e gjakut.

Kur trupi përballet me mungesa të magnezit, atëherë ai vuan nga lodhja kronike, kontraktimet muskulare, të përzierat, konstipacion dhe mpirje të duarve.

Nëse njeriu nuk tregohet i vëmendshëm ndaj sasive të magnezit, atëherë mund të përballet me komplikacione të ndryshme.

Këtu përfshihen: tensioni i lartë i gjakut, osteoporoza, gurët në veshka dhe sëmundjet e zemrës.

Shkaktarët e Mungesës së Magnezit

Ekspertët thonë se depozitat e magnezit mund të shterohen për shkak të disa faktorëve.

Këtu përfshihet: diabeti, mosha, diarea dhe medikamente të caktuara.

Në shumë raste, gratë shtatzëna dhe lehonë vuajnë më shumë nga mungesa e këtij minerali.

Shenjat Paralajmëruese të Mungesës së Magnezit

Mungesa e magnezit është një problem që duhet adresuar në kohë dhe për të qenë të përditësuar në lidhje me shëndetin tuaj, më poshtë do të mësoni shenjat paralajmëruese të mungesës së magnezit.

Kontraktimet Muskulare

Nivelet e ulëta të magnezit, kaliumit dhe kalçiumit shkaktojnë kontraktime muskulare.

Nëse dëshironi t’i shmangni ato sigurohuni që merrni magnez mjaftueshëm, pini ujë dhe shtendosini muskujt.

Për më tepër, mungesa e magnezit manifestohet edhe me mpirje të gjymtyrëve.

Mungesa e Oreksit dhe Të Përzierat

Mungesa e oreksit është një prej shenjave më të hershme të mungesës së magnezit.

Për më tepër, ky problem shfaqet edhe me të vjella dhe të përziera, të cilat mund të zbuten duke përdorur xhenxhefil.

Zemra dhe Luhatjet e Humorit

Mungesa e magnezit ka një ndikim të fortë në shëndetin e zemrës dhe e përkqeëson atë. Ndërkohë njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit përballen me luhatje të forta humori, depresion dhe ankth.

Probleme me Gjumin

Një nga shenjat parlajmëruese të mungesës së magnezit ka të bëjë me gjumin.

Njerëzit kanë vështirësi t’i zërë gjumi, të flenë gjatë natës ose ndihen tepër të lodhur nga pagjumësia.

Neps Për Çokollatë

Njerëzit që vuajnë nga mungesa e magnezit kanë një dëshirë të madhe për çokollatë.

Kjo e fundit plotëson nevojat për magnez. Megjithatë, nëse jeni të dhënë pas çokollatës, sigurohuni që ajo është e zezë sepse është më e shëndetshme./AgroWeb.org