Wed, Nov 27, 2024

Rindërtimi i skemës ku u vra Pjerin Xhuvani në Elbasan, policia bllokon rrugën në lagjen “5 Maji” për eksperimentin hetimor

  • PublishedMarch 27, 2024

Mëngjesin e ditës së sotme, policia e Elbasanit ka bllokuar rrugën në lagjen “5 maji” për të bërë të mundur rindërtimin e skemës së vrasjes së 21 prillit 2021 ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Vendosja e shiritëve ndalues nisi që mbrëmjen e djeshme. Gjykata ka caktuar tre ekspertë, njëri prej tyre ekspert balistik dhe i vendngjarjeve në policinë e shtetit.

Kujtojmë se me kërkesë të Gjykatës së Apelit të Tiranës do të bëhet kryerja e këtij eksperimenti hetimor për ngjarjen e rëndë për të cilën u dënua me 22 vite burg, Arbër Paplekaj ish-efektivi i RENEA-s që asokohe bënte pjesë në strukturën e mbrojtes së votës të ngritur nga PD.


AlbaniaWeb.net