Ngrihuni në lartësinë e detyrës, për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës – Balkanweb.com – News24
Pasi hodhi votën e tij në kutitë e votimit, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Kamëz, Arjan Hoxha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.
Po ashtu ai iu bëri thirrje komisionërëve dhe operatorëve të KQZ që të tregohen në lartësi të detyrës së tyre, për një proces dinjitoz.
“I uroj mbarësi. Një ditë e mbarë, një ditë shpresë. Shpresoj për një proces demokrati, gjithëpërfshirës. I uroj komisionerëve, operatorëve, pjesës administrative të këtij procesi që të ngrihen në lartësinë e këtij procesi për të garantuar një proces më transparentë dhe më gjithëpërfshirës. Një proces që duhet të jetë dinjitoz dhe të nxjerrin vullnetin e qytetarëve dhe votuesve të bashkisë së Kamzës. Do i kursej deklaratat politike. I ftoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shprehin vullnetin e tyre, për të vendosur për 4 vite. Ka na 3-4 probleme që janë probleme teknike me pajisje, te një institucion që i themi; kopshti i vjetër, me të cilat po merret KQZ.”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–