Wed, Nov 27, 2024

EKSKLUZIVE/ “Kam besim te kjo Kombëtare”, legjenda Bizi: Broja duhet të jetë titullar, ja çfarë i kam thënë babit të tij (VIDEO)

  • PublishedMarch 27, 2024

Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe ekipit përfaqësues, në një intervistë për News24, dhënë gazetarit Senad Nikshiqi, analizoi ekipin përfaqësues, dy miqësoret e muajit mars, por dhe çfarë pret nga “Euro2024”. Bizi u shpreh i bindur se Broja duhet të jetë titullar në Evropian, por zbuloi edhe bisedat që ka bërë shpesh me babain e sulmuesi shqiptar, këshillat që i ka dhënë për Brojën:

Çfarë shije të lanë dy miqësoret e fundit?

Pavarësisht dy humbjeve, e them me sinqeritet, është Kombëtarja më e mirë e të gjithë kohërave. Janë futbollist që janë rritur jashtë, në akademi italiane, spanjolle, gjermane, kanë një mentalitet ndryshe nga ne. I qëndroj asaj që kam thënë për këtë kombëtare, unë kam besim te ky ekip pavarësisht ndeshjes së dobët që bëmë me Kilin, por ndeshja e dytë tregoi një tjetër gjë. Ekipi Kombëtar është në provë, janë shumë lojtarë, kush ta meritojë do të futet. Unë si shkodran, si ish futbollist i Kombëtares, futja e Brojës dhe dëshira që kishte, ajo që krijoi, më pëlqeu jashtëzakonisht shumë

A duhet të jetë Broja në Evropian?

E di problemin e Brojës. Unë kam dhe pak muhabet më të atin e tij, flasim sa herë takohemi në ambientet sportive. Unë jam kam thënë atë që mendoj për Brojës. Kam frikë se vetëkënaqësia e ka larguar pak me ekipin kombëtar. Ekipi mund të ketë nevojë për të, por nga ana tjetër mund të mos ketë nevojë për askënd, as për Sabah Bizin, Ferit Rragamin, për asnjë, por ka nevojë për njerëz të thjeshtë, për njerëz punëtorë. Unë kam respekt për Brojën, më thënë të drejtën më pëlqeu shumë në ndeshjen e fundit. Sa për pyetjen, aty ka lojtarë që nuk janë në nivelin e Brojës, por do të jenë në Evropian. Nuk diskutohet, problemi është që të jetë titullar, unë kështu e quaj, nuk më pëlqen Broja zëvendësues. Ai duhet të jetë në formacion, e meriton këtë. Ka pasur mungesë minutash, por ka edhe dy ndeshje të tjera. Jam i bindur që trajneri do ta aktivizojë pasi edhe trajneri ka dëshirë të fitojë

Si e sheh grupin e Shqipërisë, luajmë kundër Italisë, Kroacisë dhe Spanjës

Unë do thosha vetëm këtë, është kënaqësi të luash kundër Italisë dhe Spanjës, pjesa tjetër duhet me qenë me këmbë në tokë, çfarë të dali më pas është plus.

A duhet të ndryshojë diçka Sylvinho?

Patjetër, duhet të rregullojë ndërtimin e formacionin pasi ka shumë lojtarë në mesfushë dhe sulm, por të shpresojmë që të mos dëmtohen pasi këtë periudhë po dëmtohen shumë

Prisni një ftesë nga FSHF për të shkuar në Evropian

Në evropianin e shkuar më erdhi ftesa, por në këtë gjendje që jam e refuzova, por këtë herë nëse më vjen një ftesë mund të rregullojë diçka, mbase marr dikë më vetë. Një biletë shteti, një biletë xhepi

A ndjen keqardhje që nuk jeni sot pjesë e kësaj kombëtarja

Kjo punë kështu është, disa thonë që të kishe lindur më vonë, por fakti kështu e donte. Unë kam shumë respekt për brezin tim, sepse këtu ku jemi, në këtë stadium(Loro Boriçi) kemi dhënë maksimumin, jemi munduar të kënaqim gjithnjë tifozët

AlbaniaWeb.net