Sat, Nov 23, 2024

LIVE/ Shqipëria zgjedh sot qeverisjen vendore, probleme me identifikimin elektronik në shumë bashki. Ja sa është pjesëmarrja deri tani në rang vendi – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 14, 2023

LIVE

Shqipëria voton sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit. Për shkak të probleme me pajisjet PEI të identifikimit elektronik, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi firmosi urdhrin për vijimin e procesit me identifikim manual.

Ndërkohë deri në orën 09:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ishte 3.75% në rang vendi.

Pjesamarrja 9
Pjesamarrja 9

Deri në orën 8:00 pjesëmarrja sipas KQZ ishte 1.29 %.

Pjesemarrja
Pjesemarrja

“Dështon” pajisja e votimit elektronik, s’ka votim në 2 nga 3 QV në gjimnazin “Dhaskal Todri” në Elbasan
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se për shkak të problemeve me pajisjen e votimit elektronik në dy nga tre Qendra Votimi në shkollën “Dhaskal Todri” nuk ka nisur ende procesi. Nëse për tre orë nuk rregullohet problemi, votimi do të vijojë manualisht.

Kujtojmë se në Elbasan aplikohet votimi dhe numërimi elektronik, ashtu si në Vorë dhe në Kamëz.


Në total në këto zgjedhje janë 3,650,550 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.

122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaçmes, në IEVP BELSH. Në të gjithë vendin nga 5212, tani janë 5213 qendra votimi, ndërkohë që pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.

Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.

Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.