Hipokondria – Frika e të Pasurit një Sëmundje Serioze
Ekspertët besojnë se 2 deri në 5 përqind e popullatës globale vuan nga hipokondria, frika e të pasurit një sëmundje të rëndë dhe serioze.
Njerëz që janë të prekur nga ky çrregullim, janë vazhdimisht në kërkim të ndihmës së mjekut dhe konsultave sepse besojnë se janë të sëmurë.
Simptomat e Hipokondrisë
Simptomat më të përhapura të kësaj sëmundje janë:
- Frika e tepruar ndaj disa apo një sëmundjeje të caktuar.
- Fiksimi pas simptomave të veccanta
- Fiksimi i të lexuarit për tema të shëndetit.
- Ankth i shpeshtë ndaj simptomave fizike
- Nevoja për të bërë një kontroll të shpeshtë të pulsit apo tensionit.
- Besimi i verbër se vuajnë nga një sëmundje menjëherë pasi kanë dëgjuar për të.
- Shmangia e situatave “të rrezikshme”, të tilla si qëndrimi në spitale
- Skepticizëm ndaj të dhënave të mjekëve.
- Frikë ndaj diagnozës së mjekut.
Hipokondria Në Kohën e Koronavirusit
Ekspertët thonë se është krejt normale që njerëzit të ndihen të stresuar apo në ankth si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Në momentin kur këto ndjesi bëhen krejt jo racionale dhe obsesive, atëherë ndikimi në shëndetin mendor të njeriut është tepër i fortë.
Në periudhën e pandemisë, një person që vuan nga ky çrregullim mund të:
- ketë kollë dhe të mendojë se do të vdesë nga kanceri i mushkërive apo koronavirusi
- shmangë prekjen e shumë sendeve dhe sipërfaqeve që beson se janë të kontaminuara
- përsërisë kontroll të plotë të trupit për ndonjë sinjal sëmundjeje.
- masë temperaturën disa herë në ditë
- frikësohet prej daljes nga shtëpia.
- fiksohet pas larjes së duarve dhe higjenës në shtëpi
Ekspertët thonë se njerëzit e prekur nga ky çrregullim janë përgjithësisht jo shumë të rrezikuar nga virusi.
Ama nga ana tjetër, stresi dhe ankthi që ata përjetojnë vazhdimisht është shumë i rrezikshëm për shëndetin.
Sipas studimeve të kryera në Norvegji njerëzit që vuajnë nga nivele të vazhdueshme të larta të ankthit janë 70% më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi i koronavirusit rëndon po praktikojnë stilin e jetesës në të tashmen, ditë pas dite, shmangin lajmet dhe kryejnë aktivitet të rregullt fizik./AgroWeb.org