Vlerat Mirëbërëse të Vitaminës E – Ushqimet ku Gjendet
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmet e ndryshme.
Ky ushqyes thelbësor për shëndetin gjendet në shumë ushqime por ofrohet edhe si suplement në farmaci.
Vitaminën E trupi e ruan dhe e përdor sipas nevojës.
Oksidimi
Oksidimi i qelizave është i ngjashëm me ndryshkun.
Ai përshpejton plakjen dhe vjen si pasojë e ekspozimit të qelizave ndaj radikaleve të lira.
Oksidimi shkakton sëmundjet e zemrës dhe dëmtim të qelizave.
Vitamina E është antioksidant dhe si i tillë mbron qelizat nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.
Kjo vitaminë ngadalëson plakjen e qelizave, thonë studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org
Studimet Shkencore Mbi Rolin E Vitaminës E
Shkencëtarët kanë kryer shumë studime për rolin e vitaminës E në trajtimin e një sërë sëmundjesh siç është
Ngushtimi i enëve të gjakut
Tensioni i lartë i gjakut
Sëmundjet e zemrës
Dëmtimi i qelizave
Vitamina E u vjen në ndihmë njerëzve jeta e të cilëve është e ekspozuar ndaj shumë faktorëve të rrezikut.
Radikalet e lira nxiten më shumë nga duhanpirja, ndotja e ajrit dhe ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë.
Njerëzit mund ta marrin vitaminën E nëpërmjet ushqimit.
Kujdes me suplementët, nëse e teproni mund të përballeni me disa efekte anësore.
Burimet Ushqimore Të Vitaminës E
Në 30 gramë fara luledielli gjenden 7.4 mg vitaminë E
Në 30 gramë lajthi gjenden 4.3 mg vitaminë E
Në 30 gramë kikirikë gjenden 2.2 mg vitaminë E.
Në 30 gramë bajame të pjekura gjenden 6.8 mg vitaminë E.
Gjysëm avokado ka 2.08 mg vitaminë E.
Gjysëm racioni (pjate) me spinaq të zier ofron 1.9 mg vitaminë E
Gjysëm racioni brokoli i zier ofron 1.2 mg vitaminë E.
Një kivi ofron 1.1 mg vitaminë E.
Ju mund të kombinoni spinaqin me lajthitë ose bajamet për të marrë sasi të mjaftueshme të vitaminës E, nga e cila do të përfitoni shumë./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.