Wed, Nov 27, 2024

“Prioritet i opozitës Reforma Zgjedhore”, mbledhja e parë e grupit të dialogut, Bylykbashi: Nëse do të ketë vullnet nga maxhoranca, angazhimi ynë është i plotë

  • PublishedMarch 28, 2024

Bylykbashi: Prioritet i opozitës është pikërisht trajtimi i reformës zgjedhore  do të trajtohen edhe çështje të tjera. Amnistia penale nuk ishte çështje që u diskutua, ajo që ramë dakord është që do të listohet në një mbledhje objekti i punës, çështjet që janë prezente në kuvend për t’u zgjidhur, çdo gjë në hapësirën që do të përcaktojë.  Ai është vendim i konferencës së kryetarëve, puna do të jetë transparente.

A do të përfundojë në kohë?

Është çështje e vullnetit politik, veçse është një detyrim që vjen nga detyrimi që Shqipëria ka si vend anëtar i OSBE, detyron të gjitha shtet të ndjekin pa vonesë rekomandimet, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse do të ketë vullnet nga maxhoranca angazhimi ynë është i plotë.


AlbaniaWeb.net