Sun, Nov 24, 2024

PS në panik, kërkon të marrë listën e votuesve për të futur në lojë patronazhistët – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 14, 2023

Koalicioni Bashkë Fitojmë në Vlorë ka denoncuar shkeljen e ligjit në shumë qendra votimi ku po përdoren listat e zgjedhësve megjithëse pajisja elektronike e identifikimit ende nuk ishte testuar që nuk punonte.

Armando Cakrani nga shtabi i kandidatit Hysni Sharra, u shpreh se PS-në e ka zënë paniku në qytet dhe për këtë kërkon të ndërhyjë me listat e votuesve.

“Partia Socialiste duke qenë në panikun e humbjes së thellë është duke prishur procesin zgjedhor. Procesi në pjesën më të madhe të qendrave po zhvillohet në shkelje të kodit zgjedhor. Sipas urdhrit të KQZ-së, vetëm në rast se pajisja PEI nuk punon pasi provohet disa herë, atëherë identifikimi bëhet përmes listës së zgjedhësve që merret nga zarfi. Nga provat që kemi deri tani, pamje filmike, fotografime në disa qendra të qytetit të Vlorës, shkelja e ligjit po bëhet në disa qendra votimi. Qëllimi i vetëm është paniku që i ka zënë duke kërkuar që të nxjerrin listat e votimit nga kutitë për të bërë më pas patronazhimin, për të sjellë në votim të gjithë personat që kanë në dorë. Kjo nuk ka për të ndodhur. Qytetarët e Vlorës do të votojnë të lirë. Thirrja jonë është që të gjithë të shkojnë për të votuar”, tha Cakrani.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.