Ish e dashura e tij u akuzua si punonjëse seksi, reagon 50 Cent
50 Cent reagoi menjëherë pasi mësoi se ish e dashura e tij, Daphne Joy u emërua si një nga punonjëset e dyshuara të seksit të Sean “Diddy” Combs në padinë federale të paraqitur nga Rodney “Lil Rod” Jones.
“Nuk e dija që ishe punëtore seksi, punëtore e vogël seksi. LOL”, shkroi 50 Cent në Instagram, krahas dy fotove të tij duke pirë puro në shi.
Sipas dokumenteve të gjykatës modelja e OnlyFans u akuzua si një punëtore seksi e përfshirë në rrjetin e dyshuar të trafikimit seksual të reperit Diddy.
Ajo supozohet se ishte një nga tre gratë Combs, të cilat “mburreshin” se paguheshin me një “pagë mujore” për punën e tyre seksuale.
Kur u publikua lajmi në fillim të kësaj jave për një bastisjes e shtëpisë së Diddy-t, 50 Cent ishte e vetmja figurë e madhe muzikore që foli hapur për skandalin tronditës. Në fillim të kësaj jave, ai postoi në X:
“Tani është e sigurt se Diddy ka bërë diçka, policët nuk vijnë ashtu nëse nuk kanë një rast”.
Combs dhe ekipi i tij mohuan me vendosmëri të gjitha akuzat e producentit, me avokatin Shawn Holley, i cili i tha se “Lil Rod është një gënjeshtar” që kërkon para.