Wed, Nov 27, 2024

“Miqësoret nuk u shfrytëzuan mirë”/ Hafizi: Shqipëria e ka fituar europianin e saj, por Silvinjo duhet të guxojë

  • PublishedMarch 28, 2024

Me përfundimin e miqësoreve të marsit tashmë është koha e analizave të atyre çfarë u përftuan.

Ishin disa lojtarë të rinj, apo që vinin për herë të parë nën drejtimin e Sylvinos, dy kundërshtarë të ndryshëm, dy skema të ndryshme dhe dy humbje. Një rënie e pritshmërive që kishim krijuar nga kualifikueset e Europianit, por sot jemi rreth 5 muaj pas përfundimit të eliminatoreve dhe situata e lojtarëve është krejt tjetër. Por të gjitha këto janë analiza sipërfaqësore që kupton çdo futbolldashës nga jashtë, Arstri Hafizi, ish-trajner i kombëtares shqiptare tregon më tepër për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre dy miqësoreve.

“Ndeshjet miqësore unë mendoj se duhen shfrytëzuar mirë pasi janë disa teste të cilat për një trajner, gjithçka e paqartë mund të qartësohet. Gjithashtu për të provuar edhe disa lojtarë që kanë qenë larg ekipit kombëtarë, ose nuk e kanë bindur shumë trajnerin. Më duket se u shfrytëzuan shumë pak. Mund t’i kishte dhënë mundësi apo minuta më tepër, vërtet u futën disa lojtarë, por ishte shumë pak. Nëse do të kishim një aktivizim më të madh të Brojës, Manajt, Muçit apo Kumbullës që nuk u provua fare apo të ndonjë lojtari tjetër, edhe justifikimi përpara opinionit që kishte një tjetër ide për ekipin tonë pas eliminatoreve është edhe më i drejtë. Pasi mendon që unë provova, provova dy skema, ose dy grupe lojtarësh, pasi ti i humbur që i humbur dole”.

Sa ndikojnë në aspektin psikologjik këto humbje tek ambient rreth ekipi?

“Kundërshtarët e eliminatoreve ndryshojnë shumë me kundërshtarët që ne tani kishim përballë, sidomos me Kilin. As Çekia dhe as Polonia nuk ishin në nivelin e Kilit, ky kundërshtarë është i ngjashëm me kundërshtarët që ne do të luajmë në Europian. Si lojtarët dhe trajneri kryesisht kishin si qëllim që në këto miqësore ne të kishim kundërshtarë të fortë dhe një vendim shumë i drejtë ishte kështu që nuk ka pse lojtarët apo trajneri ti vuajnë këto ndeshje psikologjikisht”.

Pas fushatës eliminatore të Europianit pritshmëritë ishin shumë të larta për ekipin tonë kombëtarë, që ndoshta ranë disi me këto dy humbje në miqësore. Çfarë duhet të synojë realisht Shqipëria të bëjë një në grup ferri në eliminatoret e një europiani?

“Skuadra duhet të ketë diçka parasysh, ta ketë si objektiv, po sikur të dalim në vendin e tretë në grup, pra të jemi një pozicion më mirë se sa dolën në finalet e europianit të shkuar ku morëm pjesë? Unë mendoj që Shqipëria e ka fituar kampionatin Europian”.


AlbaniaWeb.net