Wed, Nov 27, 2024

Ja ku ndodhet sheshi që do të mbajë emrin e Dr. Florit

  • PublishedMarch 28, 2024

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës është marrë vendimi se sheshi pranë stadiumit ‘Dinamo’ do të mbajë emrin e Doktor Florit, artistit të mrekullueshëm dhe këngëtarit të ndjerë të grupit ‘West Side Family’.

“Kemi marrë një propozim nga Njësia Administrative 5, për të emërtuar një shesh te rruga “Sulejman Delvina”, zona e Tiranës së Re, ngjitur me stadiumin “Dinamo”, me emrin e Dr. Florit. Aty kemi edhe një kënd lojrash. Dr. Flori ka lindur në qytetin e Beratit dhe në jetën e tij të shkurtër, ka pasur një kontribut shumë të madh, sidomos në muzikë, në sferën artistike të qytetit, me grupin e tij të famshëm West Side Family dhe disa bashkëpunime të tjera me Aurela Gaçen, Ermal Mamaqin etj. Kënga e tij “Tirona” ka qenë një himn i atyre viteve.

Propozimi i Njësisë 5 ka kaluar të gjithaë filtrat e propozimeve dhe të komisionit me figura të nderuara, me studiues të historisë, dhe sheshi tashmë është përcaktuar. Me miratimin e vendimit do të bëhet edhe vendosja e pllakës përkujtimore për Dr. Florin, si një mirënjohje për jetën e tij shumë të shkurtër, por me marsh të pestë, për të prodhuar dhe pasur një krijimtari të jashtëzakonshme”- tha Veliaj.