Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të Pashkëve u rrëzua nga një shkëmb në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut të enjten (28 mars).
Si pasojë e aksidentit tragjik, humbën jetën 45 persona dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. E mbijetuara e vetme është një vajzë tetë vjeçare e cila u transportua me helikopter në spital.
CNN shkruan se pasagjerët ishin pelegrinë që udhëtonin nga Gaborone, kryeqyteti i vendit fqinj Botsvana në një kishë për një konferencë të Pashkëve.
Përplasja ndodhi në kalimin malor të Mamatlakala mes Mokopane dhe Marken. Autobusi raportohet të ketë marrë flakë pasi ka rënë.
Në një deklaratë, departamenti i transportit i provincës tha se dyshohet, shoferi humbi kontrollin dhe autobusi ra në një sipërfaqe shkëmbore, rreth 50 metra nën urë dhe mori flakë.
Sipas deklaratës, po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupave të pasagjerëve të vrarë, disa prej të cilëve janë djegur pothuajse plotësisht.
AlbaniaWeb.net