Atentat me breshëri plumbash ndaj avokatit në Memaliaj pas konfliktit për pronën! Autori dorëzohet në polici
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 mars) ndaj avokatit Andrea Zotaj në Memaliaj të Gjirokastrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat ku avokati Zotaj i shoqëruar nga nipi i tij po shkonte në zonë me automjetin e tij.
Mësohet se u ishte ngritur pritë nga një person i cili ka qëlluar me breshëri ndaj tij dhe më vonë është dorëzuar në polici.
Dyshohet se bëhet fjalë për një konflikt për çështje pronash. I vëllai i avokatit Zotaj ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.
Lajmi në përditësim…
AlbaniaWeb.net