Tue, Nov 26, 2024

Juve e fiksuar pas Mitaj, Giuntoli e ka me nxitim, Lokomotiva e Moskës i vendos çmimin

  • PublishedMarch 29, 2024

Fati i Mario Maitaj është i lidhur ngushtë me Italinë. I pari ishte të shtunën, kur Shqipëria luajti me Kilin në Parma, ku Mitaj ishte i vëzhguari special nga drejtuesit e Juves. “Zonja e Vjetër” ka nisur të punojë për sezonin e ri, kërkon të ndryshojë faqe, duke ndjekur profile të rinj në merkato, sigurisht lojtar me kosto jo të lartë.

Mm
Mm

Mitaj ishte në vëzhgim edhe gjatë miqësores kundër Suedisë, ku Shqipëria humbi 1-0. Anësori kuqezi, duke iu referuar edhe fjalëve të Sylvinho-s ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, u përball me futbollist të kalibrit të lartë, lojtar si Kulusevski i cili i solli ekipit bardhezi 40 milionë euro.

Mmmm
Mmmm

Jo vetëm Juve, TuttoSport, shkruan se Mitaj është në sytë e shumë klubeve të tjerë, për më tepër që djaloshi do të marri pjesë në “Euro2024” ku e ka vendin të sigurt në formacion. Në Evropian, Mitaj do të jetë në vitrinën e rëndësishme pasi Shqipëria do të luajë kundër ekipeve “big” si Italia, Spanja dhe Kroacia, për këtë është i qartë edhe Giuntoli i cili nuk dëshiron të humbas kohë dhe ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Lokomotivë Moskës.

Mmmmmm
Mmmmmm

Gjithnjë sipas TuttoSport, klubi rus e vlerëson me 8-10 milionë euro kartonin e Mitaj, një shifër e përballueshme për “Zonjën e Vjetër” pasi anësori kuqezi konsiderohet si një lojtar me shumë potencial.

()

AlbaniaWeb.net