15 dita e fitores së madhe, presionet nuk do ta frenojnë dot ndryshimin në Durrës – Balkanweb.com – News24
Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrës Igli Cara i është drejtuar Qendrës së Votimit duke pritur në radhë për të votuar.
Radhët janë krijuar pas problemeve me sistemin e identifikimit elektronik. Cara shoqërohet nga bashkëshortja e tij.
Në përfundim të votimit, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara u shpreh se pavarësisht problematikave të vërejtura dhe presioneve nga funksionarët e shtetit, në Durrës, nga nesër nis ndryshimi.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Durrësit që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Durrësin. Të mos stepen, pavarësisht se ka edhe momente jo të mira. Jam optimist që bashkë me qytetarët do të bëjmë ndryshimin e shumëpritur. Jam optimist që Durrësi më në fund do tu kthehet qytetarëve. Data 15 do të jetë datë e fitores së madhe për të gjithë durrsakët. Presionet, nuk e frenojnë aspak ndryshimin që do të vijë në datë 15. Sa herë që ka zgjedhje prej 10 vitesh, qeveritarët e bëjnë këtë gjë. Votimi do të jetë i sigurt, i fshehtë dhe mbi të gjitha do të jetë i mirë për ta dhe për Durrësin”, u shpreh Cara.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–