Mon, Nov 25, 2024

Efektet Befasuese Pozitive dhe Negative të Mjaltit në Organizëm

  • PublishedMarch 30, 2024

Ndoshta në këtë moment po ëmbëlsoni çajin me pak mjaltë sepse e dini mirë që mund t’ju ndihmojë me qetësimin e dhimbjes së fytit.

AgroWeb.org ju njeh  në këtë artikull me vlerat e mrekullueshme të këtij ushqimi, por edhe me disa efekte anësore për të cilat mund të mos jeni në dijeni.

Mjalti mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit

Falë vetive anti-inflamatore, mjalti natyral mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup.

Mund të zvogëlojë ashpërsinë e kollës

Konsumimi i mjaltit mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të infeksioneve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Studimet kanë treguar se mjalti funksionon po aq mirë, nëse jo edhe më mirë, se ilaçet e njohura për kollën, falë përbërësve të tij shërues.

Mund të ndihmojë në lehtësimin e shqetësimeve gastrointestinale

Studiues të shumtë konfimojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e simptomave të disa problemeve gastrointestinale si diarreja, kapsllëku dhe ulçera.

Për më tepër, ka disa prova që sugjerojnë se mund të ndihmojë edhe në uljen e ankthit.

Mjalti mund t’ju mbrojë nga radikalet e lira

Mjalti, falë antioksidantëve që përmban mund të mbrojë organizmin nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Radikalet e lira janë atome ose molekula që mund të shkaktojnë dëme në qelizat e trupit tuaj, duke shkaktuar kështu sëmundje të ndryshme.

Mund të mbrojë zemrën tuaj

Duke qenë një burim i mrekullueshëm antioksidantësh, një mjaltë i cilësisë së lartë, mund të mbrojë qelizat nga dëmtimi dhe parandalojnë edhe sëmundjet e zemrës.

Mjalti mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët

Përpos të mirave të shumta, ekspertët sugjerojnë që të tregoni kujdes për dhëmbët tuaj. Kjo pas mjalti, ngjashëm me llojet e tjera të sheqernave, mund të rrisë rrezikun e prishjes së dhëmbëve.

Mund të jetë problematik për ata me sëmundjen e mëlçisë yndyrore

Fruktoza është lloji i sheqerit që gjendet në mjaltë. Prandaj mund të jetë e rrezikshme për ata që vuajnë nga mëlçia yndyrore.

Mjalti nuk redukton simptomat e alergjisë

Për fat të keq, mjalti nuk ndihmon me alergjitë. Dhe në disa raste, konsumi i tij mund të shkaktojë disa simptoma alergjie.

Nëse jeni shumë ndjeshëm nga marrja e poleneve në sasi të vogla, kjo mund të shkaktojë simptoma si kruarja e gojës./AgroWeb.org