Tiranë/ Vinin baste sportive nëpërmjet telefonave, në pranga katër persona! Çfarë gjeti policia
Katër persona janë vënë në pranga, pasi vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme në telefona.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Just”, u arrestuan shtetasit E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Policia e kryeqytetit gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr arritën të zbulonin veprimtarinë e paligjshme.
Ata gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive, ndërkohë sekuestruan edhe telefonat e secilit prej tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
AlbaniaWeb.net