Sun, Nov 24, 2024

Procesi zgjedhor në Durrës/ “Njerëz të paautorizuar qëndrojnë brenda dhe jashtë shkollës ‘Nemi Babameto’”, policia i nxjerr jashtë, por nuk binden – Balkanweb.com – News24

  • PublishedMay 14, 2023

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se situata është rënduar përsëri tek shkolla ‘Neim Babameto’, në Spitall të Durrësit.

Në ambientet e brendshme të shkollës ku janë 12 qendra votimi qëndrojnë njerëz të paautorizuar, si kundër edhe jashtë shkollës. Po ashtu mësohet se Ored Bylykbashi ka mbërritur në ambientet e shkollës dhe ka kërkuar boshatisjen e saj.

“Problematika është prania e personave që nuk identifikohen se kush janë. Udhëzimi i KQZ-së është i qartë, deri në një kufi prej 150 m nuk lejohet persona që ,të qëndrojnë. Ndërkohë që unë kam parë që këtu ka njerëz që janë stacionuar. Policia ka nxjerrë jashtë personat. Pasi i nxori jashtë, përsëri janë mbledhur për të qëndruar brenda dhe jashtë godinës së shkollës. Kjo është një shkelje flagrantë që i bëhet kodit zgjedhor. Pamjet flasin qartë dhe mund të bëjmë një tjetër vëzhgim. Të gjithë kanë dijeni dhe duket qartë, por deklaratat e tyre nuk e kuptoj se janë të tilla, kur kemi njerëz që nuk lëvizin. Incidenti ka ndodhur pasi administratorja që është e PS ka hyrë në qendrën e votimit dhe kjo ka shkaktuar konflikt. Më pas është dashur ndërhyrja e policisë. Interesi i qytetarëve të Durrësit për të votuar ka qenë shumë i lartë. Ka një pranishmëri të lartë të cilët janë dhe në radhë”, raportoi gazetari Stafa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.