Bayern dorëzohet në luftën për titullin, Tuchel: Urime Leverkusen!
Bayern është dorëzuar për luftën për titullin kampion. Diçka të tillë e ka pranuar vetë trajneri i bavarezëve, Tomas Tuchel pas humbjes 0-2 ndaj Dortmund, disfatë që e dërgon diferencën në -13 ndaj Leverkusen.
“A ka mbaruar lufta për titull? Po patjetër. Urime Bayer Leverkusen për fitimin e titullit”, ishin fjalët e gjermanit Tuchel. Pas shumë vitesh dominimi, thyhet kështu hegjemonia e Bayern Munchen në Gjermani.
(J.S/)