Wed, Nov 27, 2024

Flet motra e Sin Boy pasi e rrahën: Nuk e kam përjetuar këtë më parë

  • PublishedMarch 31, 2024

Reperi i njohur shqiptar, Sin Boy ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga dy persona të maskuar në një sallon bukurie pak ditë më parë.

Ai ishte duke lyer flokët, ndërkohë që po bënte video Live në Tiktok dhe në atë moment hynë burrat e panjohur dhe e sulmuan.

Pas këtij sulmi ka reaguar motra e tij e cila ka treguar se ai ndodhet ende në spital pasi është lënduar në kokë dhe ka sqaruar që asgjë nuk ka qenë e planifikuar, sikurse është përfolur kudo nëpër rrjet.

“Shkuam në spital, se kisha frikë se kishte hematomë në kokë, është në spital. Është nëna ime tani atje, me të. I dhemb koka, është i trullosur. Unë kurrë nuk e kam përjetuar këtë më parë”, tha ajo fillimisht.

“Ai ishte LIVE në TikTok, unë isha jashtë. Papritur, dëgjuam zhurma, si gjërat që bien, goditen. Më thotë shoku im “hajde po e rrahin”. Hyra dhe shoh brenda dy burra të maskuar. Ata shkuan drejt e drejt tij dhe e goditën. Ai u rrëzua dhe u godit me shkelma. Ai u ngrit i trullosur por vajzat e detyruan të ulej. I sollëm ujë, u përpoqa ta ndihmoja, shkuam edhe në një farmaci. Ata vrapuan, dolën dhe filluan të vrapojnë”, tha ajo.

Për ata që besojnë se incidenti ishte i inskenuar, ajo tha:

“Vëllai im hyn gjithmonë live TikTok. Nëse shikoni videon, do e kuptoni që s’është false. Vëllai im në atë kohë i kishte flokët të lyera. I ra boja në fytyrë. Kishte frikë se mos i lëndoheshin sytë, mos digjej. Sepse ai ka miopi dhe astigmatizëm”