Wed, Nov 27, 2024

Trupa të shtrirë përtokë dhe ndërtesa të shkatërruara/ Sulm me bombë në tregun në Siri, 7 të vdekur, pamje të rënda

  • PublishedMarch 31, 2024

Të paktën shtatë persona mbetën të vrarë gjatë një shpërthimi me bombë në një treg në veri të Sirisë.

Dhjetëra të tjerë u plagosën kur shpërthimi ndodhi në tregun qendror të qytetit Azaz në provincën Aleppo, pranë kufirit turk.

Është e paqartë se kush e kreu sulmin në qytetin që drejtohet nga milicitë proturke, ndërsa bomba ishte vendosur në një makinë.

Pamjet e shpërndara në rrjete sociale tregojnë trupa të shtrirë në tokë, ndërtesa të dëmtuara dhe flakë.

Asnjë nga këto grupe deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Kur shpërtheu bomba, tregu ishte i mbushur me qytetarë që blinin rroba të reja për fëmijët e tyre përpara festës së Fitër Bajramit, që shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Helmetat e bardha, një grup vullnetar shpëtimi që operon në Siri, tha se dy fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Azaz kontrollohet nga milicitë që luftojnë presidentin sirian Bashar Al-Assad në luftën e vazhdueshme civile të vendit.


AlbaniaWeb.net