Sun, Nov 24, 2024

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet e së dielës

  • PublishedMay 14, 2023

Pjesëmarrja në zgjedhjet për pushtetin vendor të 14 majit rezulton 9 pikë përqindjeje më e ulët se sa në zgjedhjet e vitit 2021, bëhet e ditur nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përpunuara nga BIRN. Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 14 ishte 27% këto zgjedhje, nga gati 36% që ishte në të njëjtën orë në vitin 2021.

Pjesëmarrja rezulton e ulët në të gjitha bashkitë e mëdha, si Tiranë, ku 28% e qytetarëve votuan kësaj here nga 42% në zgjedhjet e kaluara, apo Durrësi, ku pjesëmarrja ishte 23%.

E kundërta duket se ka ndodhur në bashkinë e trazuar të Himarës. Në zgjedhjet e së dielës deri në orën 14 votuan 26% e zgjedhësve të regjistruar, nga 20% që ishte në vitin 2021. Në fakt, në Himarë kanë votuar këtë të dielë deri në orën 2 pasreke më shumë qytetarë nga sa patën votuar deri në fund të ditës në vitin 2021.