“I thashë ç’drogë merr”/ Albano tregon intervistën e sikletshme me Ramën
Aktori i humorit Albano Bogdo është një nga konkurrentët më interesantë të “Ferma Vip”. Ai bën batuta me banorët e tjerë por së fundmi ka rrëfyer një intervistë të sikletshme me Kryeministrin Edi Rama në “Klanifornia”, ku thotë se doli jashtë skenarit me pyetjet dhe ja përplasi “në fytyrë” pyetjet për të cilat ai vetë donte të merrte përgjigje.
Pjesë nga biseda:
Albano: Erdhi Rama aty edhe më shikonte me inat. Mendoi dy minuta pas çdo pyetjeje si po ma thotë ky mua këtë. Sade fare. Mirë, mirë, lëri këto muhabetet e politikës na thuaj njëçik çfarë lloj droge pi, u fik fare. Se ke parë intervistën me Ramën ti? Nga 1-10 thuaj të vërtetën, kur e pyeta nga 1-10 dmth sa më pëlqen portokallja. Nga 1-10, sa miliardë euro ke vjedhur? Si s’të vjen turp më thoshte. Si s’të vjen turp ty mo si kam vjedhur unë ti i ke vjedhur. Ç’punë kam unë të më vijë turp mua?
Banorja: Nuk është se i dinte pyetjet?
Albano: Ja dërguam pyetjet ne, i dërguam pyetje të tjera komplet. Erdhi, aty…kisha dhe producentin që më thoshte kujdes. I hoqa kufjet komplet dhe fillova t’ja rreshtoja 1, 2, 3, 4…
Banorja: Jashtë, skenarit?
Albano: Jashtë, skenarit komplet! U bë verrem. Të parën, të dytën ja bëra sipas skenarit tek e treta i thasë: Dëgjo këtu, i kam thënë burgut hapu. Na thuaj pak çfarë lloj droge pi? E fillova pastaj, se lëshova më.
@bjorn1_lyr1cs #albanobogdo #edirama #fypシ #foryou #foryoupage #fermavip #vizionplus #bjorni_lyr1cs #viralvideo ♬ original sound – bjorn_lyr1cs