Humbja me Chris Kongo, Florian Marku: Do rikthehem më i fortë
Boksieri shqiptar Florian Marku ka reaguar për herë të parë pas humbjes ndaj boksierit britanik Chris Kongo. Marku u premtoi fansave të tij se do të rikthehej më i fortë se kurrë. Por nuk e zgjati shumë me komente duke shtuar se nuk i pëlqejnë justifikimet.
“Faleminderit Zotit per gjithcka si në fitore por edhe në humbje. Kam shumë vite pa perjetuar dicka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenje, por dje nuk ishte nata ime, keshtu ishte e shkruajtur. Justifikimet sme pelqejne! Dua tju falenderoj nga zemra te gjithe ata qe ishin dje ne stadium dhe te gjithe ju qe me keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem me i forte se kurrë,” ka shkruar Marku në postimin e tij në Instagram.