“Jam mirë këtu, në Shqipëri ka njerëz të këqij”, shqiptari i dënuar për përdhunim të miture fut “në sherr” institucionet britanike: S’ia heqim dot nënshtetësinë sepse…
Shqiptari Gjin Gjergji, 52 vjeç, ka arritur që të bëjë “lëmsh” institucionet britanike, të cilat tashmë nuk mund t’i heqin nënshtetësinë dhe as ta dëbojnë edhe pse është dënuar për përdhunimin e një të miture.
E gjithë kjo pasi institucionet britanike, sipas Daily Mail, kanë “neglizhuar” prova të para 20 viteve, ku vërtetohej se Gjergji kishte mashtruar për identitetin e tij.
Ai kishte deklaruar se kërkonte azil pasi vinte nga Kosova e cila ishte në luftë. Kështu ai u pajis me pasaportë angleze dhe vijoi jetën atje, ndërsa në vitin 2005 mori edhe bashkëshorten e tij nga Shqipëria.
Edhe pse më vonë zyra e Home Office ka pasur të dhëna dhe dokumente që vërtetonin se ai kishte mashtruar për origjinën e tij dhe arsyen reale përse kërkonte azil në Angli, sërish nuk i është hequr nënshtetësia angleze.
Tashmë ai është dënuar me 6 vite burg pasi ka përdhunuar një të mitur, të cilën e bindi për ta marrë në makinë, e më pas e abuzoi. Por edhe pse do duhej që të ekstradohej dhe t’i hiqej pasaporta britanike, në këtë rast nuk mund të aplikohet, pasi do duhej të ishte bërë dekada më parë kur u zbulua mashtrimi i tij.
I pyetur para gjykatësve, ai ka deklaruar se ndihet shumë mirë në Angli dhe se nuk dëshiron të kthehej në Shqipëri pasi ishte një vend i rrezikshëm.
“Jam mirë këtu, jam rehat. Nuk dua të kthehem në Shqipëri, atje ka njerëz të këqij”, thotë ai.
Tashmë gjykata ia kalon “topin” Home Office e cila sipas zyrtarëve, në këtë rast nuk e ka bërë punën e saj, ose e ka neglizhuar.
AlbaniaWeb.net