Thu, Nov 28, 2024

“Kanë edhe anë të errëta”, Zhaklin Lekatari përplaset me Mërtirin për fetë: Kush je ti që më tregon mua çfarë të besoj?

  • PublishedApril 1, 2024

Aktivistja Zhaklin Lekatari e ftuar në emisionin “Top Story” me moderatoren Grida Duma në AlbaniaWeb.net foli për besimin e shqiptarëve në fe dhe gjatë argumentimit të saj pati edhe një debat me studiuesin Ergys Mërtiri.

Lekatari tha se vetëm 3% e shqiptarëve janë të deklaruar si praktikues të fesë së tyre ndërsa tha se duhen parë edhe anën e errët të feve, të cilat sipas saj mund të jenë edhe një e keqe e madhe.

“3% e shqitparëve janë deklaruar si praktikantë. Atë aktrimin nga komunizmi e kemi trashëguar edhe sot si në besim apo mosbesim në fe. Ne flasim sesa na mbush me dashuri besimi në Zot por nuk flasim për anën e errët të feve. Për mënyrën sesi e kanë ndikuar jetën tonë.
Mendoj se fetë mund të jenë një e keqe e madhe. Kanë të mirat e veta por kanë edhe të këqijat e veta. Nuk mendoj se vlerat morale duhet t’i kem të trashëguara nga feja. Mendoj se në qendër duhet të jetë jeta, jo Zoti apo feja”-
tha Lekatari.

Kjo solli edhe reagimin e Mërtirit i cili tha se Lekatari duhet të jetë më e kujdesshme kur del në përfundime për fetë.

Pjesë nga debati në studio:
Lekatari: Unë nuk mendoj se unë në vitet që jam rritur si fëmijë kam qenë e varfëruar sepse nuk kam pasur dikë për t’u rrëfyer
Mërtiri: Ajo që po mundohem të them është mos ndoshta ke disa paragjykime? Pyetja ime është nga i nxjerr ti përfundimet kur flet për fetë, nga cili burim apo literaturë, sepse ngatërron priftin me fetën.
Lekatari: Nuk ngatërrova as priftin dhe as fenë, të njëjtën literaturë si ju kam lexuar edhe unë. Unë flas si mosbesimtare
Mërtiri: Unë nuk pretendoj pagabueshmërinë, por mënyra sesi e parashtron ti, ana e errët e religjionit…
Lekatari: Ky është besimi im, unë iu ndërpreva juve? Nuk thashë asnjë të vërtetë të gdhendur në mur, por perceptimin tim.


AlbaniaWeb.net