Sun, Nov 24, 2024

‘Lokalet’ 2023/ A do të shtyhet orari i votimit? Celibashi: Rikonfirmoj edhe njëherë se…

  • PublishedMay 14, 2023

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, ka komentuar problematikat dhe shqetësimet e hasura gjatë votimit elektronik.

Ndërkohë përfaqësuesja e KQZ, ka sqaruar se mungesa e shenjës së gishtit në votimin biometrik është konstatuar si problem vetëm për moshat e treta, duke shtuar se operatorët kanë respektuar protokollin.

Më tej Celibashi i është përgjigjur deklaratës të PS, lidhur me mosfunksionimin e pajisjes elektronike, pasi iu kërkua që institucioni të kërkojë ndjesë publike qytetarëve, duke thënë se njohin përgjegjësinë.

“Nëse dikush do ta tërheq KQZ në një debat jo produktiv, ne nuk kemi pse ta bëjmë, nëse ajo çfarë klasifikohet si parregullsi apo problematik në lidhje me funksionimin e pajisjeve të identifikimit, ka cenuar votën e një votuesi, ne ju themi që njohim përgjegjësinë dhe nëse kjo ka ndikuar tek ata edhe ndjesën e kemi kërkuar, nuk e di nëse dikush tjetër kërkon më shumë se kaq. Çfarë do duhet të ishte bërë ndryshe?”, tha Celibashi.

I pyetur nëse do të shtyhet orari i votimit, Celibashi tha se nuk ka asnjë arsye përse kjo të ndodhë.

Celibashi: “Nuk kemi asnjë shkak ligjor deri tani për të shtyrë orarin e votimit. Rikonfirmoj edhe njëherë se nëse në orën 19:00 do të jenë votues që presin për të votuar në qendrën përkatëse, komisioni do të shënojë emrat e atyre votuesve dhe do t’i lejojë ata që të votojnë dhe asnjë tjetër pasi të ketë përfunduar votimi”

“Falë transmetimit të të dhënave kemi pasur edhe për qendrat e votimit se sa është numri i zgjedhësve të identifikuar që nuk kanë nënshkruar biometrikisht. Ne kemi kontaktuar me operatorët dhe i kemi kërkuar e rikujtuar se çfarë ka ndodhur dhe në shumicën e rasteve kanë informuar që bëhej fjalë për kategori të moshave të treta dhe na kanë siguruar që është respektuar protokolli. Gjithashtu edhe nënshkrimi i operatorit dhe sekretarit. Këtë kemi për ato qendra votimi që i kemi konsideruar në alert”, tha përfaqësuesja e KQZ.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.