Wed, Nov 27, 2024

Heidi në mision sekret, gjatë lojës së çifteve deklaron se ka dy vëllezër

  • PublishedApril 2, 2024

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh krijoi një sfidë për çiftet e shtëpisë për të kuptuar se sa e njohin ata njëri-tjetrin.

Pasi loja ka nisur çiftet janë përballur me pyetje nga më të ndryshmet.

Një prej tyre ishte dhe: Sa vëllezër dhe motra ka partneri?

Teksa shkruanin përgjigjen e partnerit, banorët duhet të shkruanin dhe përgjigjen e saktë të tyre, dhe aty Heidi deklaroi se ka dy vëllezër dhe jo një ashtu sikurse është ditur përgjatë gjithë kësaj kohe.