Sun, Nov 24, 2024

Video/ “Asgjë s’dëgjove ti”, denoncimi i fortë i “Bashkë Fitojmë”: Kunati i kryetares së PS në Berat, “plan” me punonjësin e bashkisë si të sjellin votues

  • PublishedMay 14, 2023

Në qendrën e Votimit 3310 në Çelepias, një vëzhguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares se Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendrës së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar.

Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati ashpër mes tyre.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije për “BalkanWeb” se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallëzim penal në polici për rastin flagrant.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.