Sara Gjordeni reagon pas lajmeve për vdekjen e të atit
Ish- banorja e Big Brother VIP, Sara Gjordeni ka reaguar pas lajmeve për vdekjen e babait të saj.
Përmes një postimi në Instastory, Sara thotë se Arturi, babai i saj vuante prej 2 dekadash nga një sëmundje e pashërueshme. Gjithashtu në këtë rast fatkeq ajo ka zgjedhur ta respektojë figurën e të atit edhe pse ai nuk ishte përpjekur t’i qëndronte pranë për 27 vjet, siç shprehet ajo.
Sara tregoi se e ka telefonuar babain e ndjerë më datë 15 mars për herë të fundit dhe ai nuk i kishte hapur telefonin.
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së BBV, Sara ka treguar se që prej divorcit të prindërve ajo është rritur vetëm me mamin dhe familjarët e saj. Babai, Arturi nuk është përpjekur asnjëherë të flasë në 27 vite apo të takohet me të, ka rrëfyer Sara.