Sun, Nov 24, 2024

Mbyllet votimi për 61 bashki/ Nga votimi familjar te denoncimet, Celibashi ‘skanon’ problematikat: Janë administruar 35 denoncime! Mbi 1 mijë tentativa për votim të dyfishtë

  • PublishedMay 14, 2023

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, ku edhe ka bërë me dije të dhënat e deritanishme.

Ai ka theksuar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë. Ndërkohë shton se kanë qenë 16, 527 votues për herë të parë

Ai tha se pjesëmarrja ishte 34. 37 përqind, për qendrat ku është raportuar në mënyrë elektronike direkt nga qendrat e votimit.

“Komisionarët janë duke protokolluar procesin.  Mund të jetë me interes përbërja e komisioneve, 70 përqind e KQV kanë pasur anëtarësinë e plotë prej 7 anëtarësh, 14 përqind  me 6 anëtarë dhe 10 përqind me 5 anëtarë.  Në 4 raste kemi marrë raportime për jashtë dhomës së fshehtësisë.  Në dy qendra, Elbasan dhe Paskuqan, është përdorur vetëm një nga dy makinat, në qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. 35 denoncime janë administruar”, tha ai.

Më tej Celibashi shtoi: “Kemi konstatuar se në 11% të qv janë hasur vështirësi në gjetjen e qendrës së votimit. Kemi konstatuar që në 62 qv nga 5213 ka pasur shkelje për materiale propagandistike në një distancë prej 150 metra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.