Zgjedhjet/ Berisha akuza ndaj Ramës: Përdori bandat për të manipuluar rezultatin! Janë shpërndarë para edhe në prani të policisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në këto zgjedhje vendore ka përdoru bandat për të manipuluar procesin. Ai tha se funksionarë, zv.ministra kanë qenë të pranishëm në qendrat e votimeve, në vend.
“Edi Rama bëri gjithçka për të manipuluar rezultatin, kjo është e vërtetë. Kur ti pushton qendrat e votimit me banditë e bën atë që të ndryshosh rezultatin. Kur ti shpërndarë dhjetëra , mos them qindra milion euro… Vetëm pensionistë pa kontribute janë shtuar 13 mijë…Prej dy ditësh qindra milionë janë të shpërndara nga bandat dhe të gjitha këto janë bërë në mbrojtje të policisë. Qoftë ndaj zyrtarëve që kanë shpërndarë para, policia ka qenë indiferente. Ne jemi në proces të mbrojtjes së votës, unë ftoj qytetarët të lexojnë si duhet deklaratën. Ai bëri gjithçka që ne të mos merrnim pjesë në proces. E kam të pamundur, sado që ishte lehtësisht e parashikueshme, përsëri për mua, parashikimi dhe paragjykimi nuk janë hipoteza pune. Edi Rama ka bërë gjithçka që nuk duhet të bënte për të deformuar një proces zgjedhor”, tha Berisha.
Pyetje: Rama ka shpallur PS fituese me 50 bashki, ju me sa bashki dilni fitues në këto zgjedhje në projeksionet që keni bërë?
Berisha: Edi Rama ka bërë gjithçka për të devijuar rezultatin e zgjedhjeve. Ftoj numëruesit të kryejnë detyrën pa asnjë lloj presioni, ata janë sot heronj të këtij procesi të dhunuar nga banda, qeveria, mafia qeveritare. Ju e keni parë se si oligarku paguante në Kuçovë”, tha Berisha, duke shtuar: “Keni parë këto kohë makinerinë shtetërore të angazhohet në këtë proces. keni parë më shumë se kurrë zyrtarë, drejtorë, funksionarë, zv ministra të qëndrojnë tek qendrat e votimit në kundërshtim me ligjet e vendit. të gjitha këto do marrin dënimin e merituar”.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–