Përmbysje e çmendur në shtesë, Cole Palmer “gjunjëzon” United
Manchester United dhe Chelsea dhuruan spektakël në Stamford Bridge teksa 90-minutat prodhuan shtatë gola me vendasit që fituan me rezultatin 4-3.
Vendasit ishin autorë të një përmbysje të jashtëzakonshme në minutat shtesë të ndeshjes, falë dy golave të Palmer, sulmuesi kishte shënuar edhe një tjetër në pjesën e parë.
Sa i takon sfidës, Chelsea kaloi i para në avantazh me anë të Gallagher që nuk fali brenda zone dhe ndëshkoi portierin Onana. Pas 15-minutash, Chelsea realizoi sërish, këtë herë me Cole Palmer që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë. Por, te United nuk kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe rihapën ndeshjen me Garnachon në minutën e 34. Argjentinasi realizoi pas shfrytëzoi nga gafë të Caicedos dhe i vetëm përballë portierit Petrovic nuk gaboi.
Vrulli i United u duk se vendosi në presion vendasit që pas pesë minutash pësuan edhe golin e barazimit. Dalot harkoi në zonë dhe aty Bruno Fernandes realizoi me kokë.
Në barazim u mbyllën 45-minutat e para ndërsa në të dytën, të besuarit e trajnerit Erik ten Hag shënuan golin e përmbysjes, sërish me Garnachon në minutën e 67. Këtë herë anësori shfrytëzoi një asist perfekt të Antony duke realizuar me kokë.
Por, në limitet e ndeshjes, Chelsea fitoi një penallti dhe sërish Cole Palmer u shfaq para Onanës duke barazuar sfidën në 3-3. Shfaqja nuk kishte mbaruar me aq, pasi në aksionin pasardhës ish-lojtari i Manchester Cityt, realizoi edhe golin e katërt duke i dhuruar një fitore të madhe Chelseat. Pas kësaj ndeshje, united mbetet me 48 pikë në vend të gjashtë ndërsa Chelsea mban vendin e 10 me 43 pikë./ Super Sport
AlbaniaWeb.net