Jo vetëm Osimhen, Napoli rrezikon të humbas edhe Kvaratskhelia, Barça josh gjeorgjianin
Napoli rrezikon të shpërbëhet në fund të këtij sezoni, në një kohë kur disa nga yjet më të rëndësishëm të ekipit kanë bërë gati valixhet. Jo vetëm Osimhen, nga Napoli mund të largohet edhe Kvaratskhelia. Sipas të përditshmes spanjolle AS, drejtuesit e Barcelonës kanë kërkuar informacione në lidhje me sulmuesin gjeorgjian.
De Laurentiis nuk dëshiron të privohet për momentin nga 23-vjeçari, por nëse vjen një ofertë mbi 130 milionë euro atëherë mund të tundohet.
()