Mon, Nov 25, 2024

“Përdhunues! Ke shumë para për të…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

  • PublishedApril 5, 2024

Futbollisti Dani Alvesh u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion euro garanci.

Ai duhej të shkojë çdo javë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, duke vërtetuar se është në dispozicion të drejtësisë dhe se nuk është larguar nga Spanja, sipas medias së huaj.

Alves iu desh t’i dorëzonte gjykatës dy pasaportat e tij, spanjolle dhe braziliane, si garanci se nuk do të largohej nga shteti.

Përveç kësaj, braziliani duhet të zbatojë një urdhër ndalimi prej 1000 metrash nga “viktima”, 23-vjeçarja që e denoncoi për përdhunim në një lokal në Barcelonë.

Këtë të premte, më 5 prill, Dani Alvesh ka përmbushur detyrimet e tij dhe ka shkuar në Gjykatën Provinciale të Barcelonës, i shoqëruar nga avokatja e tij Inés Guardiola, për të firmosur dhe vërtetuar se ndodhet ende në vend dhe në dispozicion të gjykatës.

Braziliani është kapur nga kamerat e “Telecinco” dhe dukej shumë i qetë në ecjen nga makina në mjediset e gjykatës.

Ndërsa po kalonte rrugës, një qytetar it ha: O përdhunues… Alvesh, ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar.


AlbaniaWeb.net