Angelina Jolie pretendon se Brad Pitt-i e ka dhunuar më herët se në 2016-ën
Sipas disa dokumentave të siguruara nga ‘Page Six’, aktorja Angelina Jolie pretendon se abuzimi fizik i ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt filloi shumë më herët se incidenti i avionit në vitin 2016.
Avokatët e aktores kanë ndërmarrë hapa për të vërtetuar në gjykatë se Brad Pitt i kërkoi ish-gruas së tij të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi për këtë çështje dhe vetëm atëherë Jolie mori lejen e Pitt për të shitur pjesën e saj të pronës. ‘Chateau Miraval’.
Avokatët e Jolie kanë deklaruar se Pitt e bëri këtë kërkesë në vitin 2021, kur u zbulua se aktorja kishte dorëzuar në gjykatë një dosje me mesazhe, email dhe dëshmi nga familjarët, për abuzimin që Pitt i kishte bërë asaj, në përpjekje për të marrë kujdestarinë e fëmijëve.
Në dokumentet e dërguara, theksohet se incidenti në avion ishte hera e parë që Pitt hoqi dorë nga fëmijët e tij, gjë që e detyroi Jolie të kërkonte menjëherë divorcin.