Fotot/ Pas problemeve me shëndetin, Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik
Ish-kryeministri Fatos Nano shfaqet për herë të parë në publik pasi kaloi probleme të rënda shëndetësore me mushkëritë.
Mjeku okulist, Pajtim Lutaj ka publikuar dy foto të ish-kryeministrit në klinikën e tij dhe duke konsumuar drekë.
“Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderrne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë”, shkruan në Facebook mjeku Lutaj.
Fatos Nano, i cili mbushi 71 vjeç shtatorin e kaluar qëndroi disa ditë i intubuar në një spital privat në kryeqytet.
AlbaniaWeb.net