Bardhi reagon pa deklaratës së Veliajt: Ai dha dy mesazhe, një për drejtësinë, një për Ramën
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një takim me mbështetësit në Berat këtë të shtunë.
“Secili në këtë sallë e dinë më mirë se sa ne se sa keq qeveris Edi Rama, sepse më shumë se sa ne keqqeverisjen e tij e ndjeni ju. Po dëgjonim bashkëpunëtorin e 5 drejtorëve, kreun e bashkësisë Tiranës që në fakt nxori në sipërfaqe atë që këto kohë përflitet, ne e kaluam përçarjen e brendshme dhe jemi në të bashkuar, por përçarja është më e rëndë në Partinë Socialiste. Nuk u zumë as për karrige, as për të ndarë para as për të vjedhur para, kurse këta kanë nisur një luftë të brendshme se kush do të shkojë më parë në burg, fjala e sotme kishte shumë mesazhe një mesazh për drejtësinë dhe një mesazh për Edi Ramën, mesazhi për drejtësinë ishte që drejtorët e mi kanë bërë punë të mirë për Tiranën dhe ju nuk duhet t’i godisni, mesazhi kryesor ishte për Edi Ramën, njëlloj si ty që nuk ke dijeni çfarë ka bërë zëdhënësi yt, ti do të mbash përgjegjësi për zëdhënësin tënd”, tha Bardhi.
AlbaniaWeb.net