Wed, Nov 27, 2024

“Edhe pse i ri, u bë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptare”, Astana “bekon” transferimin e Frenklin

  • PublishedApril 6, 2024

Sulmuesi Namdi Frenklin Ahanonu, hodhi një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te Astana në Kazakistan.

Nga Turbina te Flamurtari për pak javë dhe më pas me destinacion përfundimtar Skënderbeun për të mbushur arkat e klubit korçar. Kjo është historia e sulmuesit 22-vjeçar, i cili pas vetëm 7 muajsh pjesë e Skënderbeu, arrin të shite për plot 600 mijë euro. Sulmuesi pritet të marrë një pagë rreth 14 mijë euro neto në sezonin e tij të parë. Mirëseardhjen Franklinit ia uroi edhe klubi i Astanës që npërmjet faqes zyrtare shkruan:  

Klubi i futbollit “Astana” dhe sulmuesi 22-vjeçar Nnamdi Ahanonu kanë nënshkruar kontratë. Afati i kontratës është 3 vjet. 

Edhe pse është i ri, sulmuesi u bë një nga golashënuesit më të mirë në kampionatin shqiptar në sezonin 2023/24. 

Akhanonu u transferua në “Astana” nga “Skenderbeu”. Ai ka luajtur edhe për Turbina (Shqipëri), Apex Crane dhe Okagbue (skuadra nigeriane). 

Klubi kryeqytetas e pret me një përqafim sulmuesin e ri dhe shpreson që së bashku t’i arrijmë synimet që kemi vendosur për sezonin! 

 

AlbaniaWeb.net