Mon, Nov 25, 2024

Romeo i hodhi pije energjike në dekolte, Erjola e lënduar: Ma shpif që nuk je i penduar

  • PublishedApril 6, 2024

Një veprim i Romeos këtë pasdite, kur i hodhi Erjolës që ishte në pishinë pijen energjike 8s2 në dekolte, lëndoi moderatoren.

Pas incidentit, ajo qëndroi gjatë në tualet duke qarë. “Ishim duke bërë shaka, i hodha 8s2 për shaka te pishina, thashë se po tallej, kur e pashë që e kishte seriozisht, i thashë më fal”, tha Romeo. Por, Erjola u shpreh e zhgënjyer, pasi sipas saj, Romeo vazhdoi të mendonte për lojën edhe në një situatë të tillë.

Gjatë spektaklit, Erjola shtoi se mërzitet akoma më shumë nga fakti që Romeo “nuk e kupton gabimin”.

Erjola: E gjej duke folur me Julin pasi kërkoi ndjesë. I thashë limitojë veprimet me mua dhe tha pasi ti limitojnë të tjerët. Unë ika në banjo, ndenja 2 orë se nuk doja të më shihte askush. Kur shkova te krevati, Romeo më tha e përdore situatën. Unë i thashë mos. E kam te gjesti, më ra rëndë.

Juli: Erjola nuk donte ta bënte çështje situatën. Nuk e ka përdorur. Këtë e tregon fakti që qëndroi në banjo dhe në krevat donte të rrinte vetëm

Rike: S’kam dyshime që se bëri me qëllim, por mendoi për lojën edhe kur e pa që ajo ishte e lënduar

Romeo: Tani ta ndajnë, o kam faj, o s’kam faj. Kur e kam bërë pa të keq, nuk ka pse të diskutohet.

Erjola: Si do ndiheshe t’ia bënte dikush të dashurës tënde, ma shpif që nuk je i penduar.

Roza: Kur ajo të thotë mos mos mos, dhe ti të vazhdosh ta bësh…


AlbaniaWeb.net