Statistikat e supersfidës/ Liverpuli është tabu për Mançester Junajtid, “djajtë” kanë një fitore në 11-të ndeshje
Mançester Junajtid ka fituar vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit të kampionatit kundër Liverpulit (4 barazime, 6 humbje) dhe ajo ishte pikërisht ndeshja korresponduese e sezonit të kaluar.
– Ata mund të fitojnë dy ndeshje radhazi të kampionatit në shtëpi kundër “reds”-ave për herë të parë që nga shtatori 2015. – Fitorja në çerekfinale e Kupës FA të “djajve të kuq” ndaj Liverpulit ishte vetëm fitorja e tyre e pestë në 20 ndeshje kundër skuadrës së Jyrgen Klopit (8 barazime, 7 humbje).
– Liverpuli bëri 34 goditje kur skuadrat barazuan 0-0 në dhjetor, që është ndeshja e vetme që nuk kanë arritur të shënojnë në këtë sezon.
MAN. JUNAJTID
– Mançester Junajtid ka humbur 17 nga 42 ndeshjet e veta në të gjitha kompeticionet këtë sezon (21 fitore, 4 barazime), numri i tyre më i lart i humbjeve që nga sezoni 1989-90.
– “Djajtë e kuq” kanë barazuar rekordin e tyre të klubit për humbjet në Premier Ligë në një sezon të vetëm – që ishte 12, i vendosur në 2013-14 dhe barazoi atë në 2021-22. Në të dy ato sezone ata shkarkuan trajnerin e tyre.
– Ata janë përballur me 225 goditje në vitin 2024 deri më tani, që është më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë ligat e mëdha të Evropës.
– Raporti i fitoreve të Erik ten Hagut në “Old Trafford” prej 71.7% është më i miri nga çdo trajner me kohë të plotë i Mançester Junajtid, pak më shumë se 71.2% e Sër Aleks Fergusonit.
– Nën urdhërat e Ten Hagut, Junajtid ka fituar katër nga pesë ndeshjet e ligës në shtëpi kundër skuadrave që e nisnin atë ditë në top katërshe, së fundmi mundën Aston Vilë 3-2 në “Boxing Day”.
– Alehandro Garnaço është adoleshenti i parë që shënon dy ose më shumë gola në tri ndeshje të Premier Ligës në një sezon të vetëm, që nga Miajkëll Oueni në 1998-99.
LIVERPULI
– 83.1% e zotërimit të topit nga Liverpuli në ndeshjen kundër Shefilld Junajtid të enjten është shifra më e lartë e regjistruar në një ndeshje të Premier Ligës që nga nisja e mbajtjes së statistikave nga “Opta” në sezonin 2003-04.
– “Reds”-at kanë fituar 16 ndeshje dhe kanë shënuar 59 gola në të gjitha kompeticionet në vitin 2024, më shumë se çdo skuadër tjetër në pesë ligat e mëdha të Evropës.
– Skuadra e Jyrgen Klopit ka shënuar 26 gola në kampionat këtë sezon në 15 minutat e fundit të ndeshjeve, 10 më shumë se çdo ekip tjetër.
– Ata kanë fituar 26 pikë ndërsa kanë qenë duke humbur këtë sezon, më shumë se çdo ekip tjetër.
– Mohamed Salah ka shënuar 13 gola në 14 paraqitje kundër Mançester Junajtid për Liverpulin, duke përfshirë tetë në pesë të fundit të tij në “Old Trafford” në të gjitha kompeticionet.
– Aleksis Mek Alister ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë pesë asiste në 10 paraqitjet e tij të fundit për Liverpulin në të gjitha kompeticionet./PANORAMASPORT.AL