‘Na thave shpirtin e na e ndale diellin’, postimi prekës i gruas së shqiptarit që vdiq në aksidentin tragjik në Itali
Ditë më parë një aksient tragjik në Italinë veriore, i mori jetën 40 vjeçarit shqiptar nga Kosova, Hysni Qestaj banues në kantonin Vaud të Zvicrës.
Makina “Ferrari GT C4” me të cilën udhëtonte 40 vjeçari i cili punonte si DJ, rrëshqiti në rrugën e lagësht dhe më pas u copëtua në disa pjesë duke marrë flakë më tej.
Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar bashkëshortja e të ndjerit, Dafina Qestaj e cila ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale.
“Qysh me jetu pa ty bre jeta jem. Na thave shpirtin e na e ndale diellin, po njerëzit e mirë nuk jetojnë gjatë në këtë botë. Ishe aq i mirë, i drejtë dhe i dashur sa Zoti të mori pranë vetes. Po më mbajnë gjallë kujtimet e bukura që i kaluam dhe dashuria që ndamë për gati dy dekada. Pusho në parajsë, aty ku e ke vendin, të deshëm, të duam dhe do të duam përgjithmonë, unë dhe dy engjujt tonë që i le kaq herët”, ka shkruar ajo në facebook.
AlbaniaWeb.net