Wed, Nov 27, 2024

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria nis përgatitjet për Skocinë

  • PublishedApril 7, 2024

Ekipi kombëtar U-19 për vajza u rikthye sot në fushë pas fitores së dytë ndaj Lihtenshtejnjt, takim i vlefshëm për raundin e dytë të Kampionatit Europian 2024.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Kreshnik Krepi zhvilloi dy seanca stërvitore në kompleksin ‘Tropikal’ në Durrës. Paradite vajzat kuqezi bënë një seancë shkrythëse, teksa stërvitja e pasdites ishte kryesisht e fokusuar në aspektin taktik dhe vendosjen në fushë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se e gjithë skuadra është në formë të mirë dhe të gjitha lojtaret gëzojnë shëndet të plotë.

Aktualisht Shqipëria U-19 për vajza renditet në vendin e dytë në grupin B2, me gjashtë pikë, po aq sa Skocia, që për shkak të golavarazhit (+2) renditet në vendin e parë. Ndeshja ndaj Skocisë do të luhet në stadiumin ‘Elbasan Arena’ të martën në ora 15:30 dhe do të përcaktojë edhe vendin e parë në grupin B2.

Rezultatet dhe renditja në grupin B2 pas dy ndeshjeve të para:

Skoci 10-0 Lihtenshejn 03.04.2024

Shqipëri 3-0 Qipro 03.04.2024

Skoci 2-0 Qipro 06.04.2024

Shqipëri 7-0 Lihtenshtejn 06.04.2024

Shqipëri – Skoci 09.04.2024

Qipro – Lihtenshtejn 09.04.2024

Renditja e ekipeve pas dy ndeshjeve të para në grupin B2:

Skoci 6 pikë

Shqipëri 6 pikë

Qipro 0 pikë

Lihtenshejn 0 pikë

AlbaniaWeb.net